|
Ismet M. Hasani: P A V A R Ë S I A P A V A R Ë S I A “Vetëm liria i jep gjallëri e kuptim jetës. Me të shpërthejnë të gjitha aftësitë e forcat pozitive dhe e çojnë shoqërinë drejt majave më të larta të shkencës, artit dhe prodhimit të mendimit njerëzor.” P Pëllumb, nga vendet e largëta në sqep Letrën e mbajta, mbi oqeane fluturova Kosovës Pavarësinë ia dërgova.
A Arbër e kam emrin i vjetër në histori, me mund e ruajtët vendin, Urime për Pavarësi! V Valmir më thërrasin, valët më tundasin, më parë ua solla lirinë, e tash - Pavarësinë! A Azem më pagëzuan, kurrë s’më harruan, më ringjalli Drenica, unë jam, Azem Galica! R Rilind e kam emrin, këtu e kam vendin, ashtu si dikur në Vlorë, tash erdha në Kosovë! Ë Ëndërr ju dukesha, që plot 95 vjet, por më 17 shkurt (2008), u bëra - r e a l i t e t! S Sokoleshë më quajnë, më thërrasin edhe Sorkadhe, - unë jam ajo ”Nusja” - bëni Dasmë të Madhe! I I l i r - emër me histori jam shumë i vjetër, me shkronja të arta, Pavarësinë ua solla në Letër! A Arlind! Më thirri nëna, “- Na erdhi Pavarësia!” “- URIME! Nënë e dashur! Na u shndrit ardhmëria!” |