Wednesday. 08 September 2010
   
Fillimi arrow Nyheter arrow URIME PŹRVJETORI I 75-tė!  
 
Menyja kryesore
Fillimi
Vegėza
Na kontaktoni
Kėrko
Besa
Biblioteka shqiptare
Shoqatat
Poezi
Forumi
Libri i mysafirve
Fotoalbumi
Doracak mbi shoqaten
Kuzhina shqiptare
LSHSHS
Statuti
Kryesia
Procesverbale
Komisioni zgjedhor
Revizorėt
Partnerėt
Aktuale
Lajme
Informata
Hyrje





Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk keni llogari? Krijoni njė
Vizitorė: 231635
 
 
     
 
URIME PŹRVJETORI I 75-tė! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Murat   
Saturday. 13 June 2009

Profesor Ullmar!

U R I M E   P Ë R V J E T O R I  I  75-të!          
Me rastin e 75 vjetorit të lindjes së mikut të madh të shqiptarëve

Albanologut – prof.  ULLMAR QVICK         

     – Një biografi dhe veprimtari e shkurtër -
 
Nga Prof Mr  Ismet M. Hasani
  E- mail: Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė
 
Ullmar Qvick ka lindur më 13.Qershorr 1934 në Eskilstuna - Suedi. Ishte fëmija i parë në familje te varfër. Babi i tij ishte punëtor, por me interesa intelektuale për artet, politiken, natyrën dhe gjendjen në botë. Nëna ishte shtylla e familjes, babi ishte disi në boten e vet…
Me sakrificat e familjes, Ullmarit iu lejua të vazhdonet studimet në gjimnaz dhe në shkollen pedagogjike. Ai u interesua për çështjet ndërkombëtre për gjuhë të huaja, dhe ky interesim u forëcua përmes dëgjimit te radiostacioneve te botës, me një aparat të vogël me valë të shkurtra.


Ullmari u bë specialist i radios ndërkombëtre dhe ruan edhe sot shumë letra nga radiostacionet e ndryshme të botës. Në ketë mënyrë ai mori kontakt edhe me Radioshqiptare, jo vetëm Radio-Tiranën, po madje edhe me radiostacionet e Shkodrës dhe Kukësit, të cilat degjoheshin me vështirësi në Suedinë e largët. Ai ruan edhe sot libra, fotrografi etj. si dëshmi për këto kontakte. Ç’është e vërteta, letra e parë nga Radio-Tirana i kishte ardhur Ullmarit në fund të vitit 1948, kur ky ishte vetëm 14 vjeç!
Pas mabrimit të studimeve të larta, Ullmari filloj të punonte si arsimtar nëpër fashtra të ndryshme e më pas në Eskilstuna, ku në Shkollën për të ritur ishte si arsimtar edhe për fëmijt shqiptarë.
Ullmari filloi të meret me përkthime. Dhe ka shumë vepra të përkthyera, veqanërisht vepra të gjuhës shqipe të përktyera në gjuhën suedishte. Edhe pas pensionimit nga puna ai vazhdoj punën me përkthime. Ka botuar nga seri librash të përkthyera nga vet ai, shumë vepra të autorëve shqiptarë dhe ka bashkëpunuar në perpilimin e disa veprave gjuhësore: tre fjalor të shqipes dhe suedishtës dhe një gramatikë suedisht-shqip. Në vitin 2004 u botua libri i tij me titull " Mera Hjältemod än vete" që në shqipe përkthehet " Më shumë heroizma se grurë", që benë fjalë për shqiptarët gjatë shekullit XX (20). Ka përpiluar edhe një fjalor shiqp-suedisht, në bashkëpunim me mikun e tij Lars-Erik Morin. Për angazhimin e tij për popullin shqiptarë, Ullmari mori emertimin "Shqiptar Nderi" . Ky albanolog i shquar ka mar shumë dekorata nga Zyra e Kosovës në Suedi. Poashtu është i dekoruar edhe nga Shoqata Bamirëse "Nëna Tereze" - dega në Suedi. Ullmari mori çmimin e parë ne konkursin e poezisë shqipe, që u organizuar ne Malmö, në vitin 2004.
Kjo që unë shënova është vetëm si një "insert" nga jeta dhe veprimtaria e bujshme e albanologut skandinav Ullmar Qvick, i cili bëri aq shumë për popullin shqiptar, veqanërisht këtu në Skandinavi e me theks të posaqëm për shqiptarët në Suedi. Për ta pasqyruar në terësi jetën dhe vperimtarinë e albanologut – profesor Ullmar Qvick nevojitët një kohë shumë e gjatë dhe duhet të shkruhen jo vetëm libra, por edhe romane. Pasurimin e këtyre librave do ta bëjnë dhe do të japin edhe vet shqiptarët në shtetet Skandinave, veqmas ata në Suedi, ata që e njohen dhe patën kontakte të drejtpërdrejta me te, ata të cilët ruajnë kujtime përmes letrave, fotografive, fjalëve që ua foli profesor Ullmari, ata të cilët ia panë lotët që i pikën nga sytë e Ullmarit përshkak të vet shqiptarëve këtu në Suedi, ata të cilët duhet t’i shpalosin kujtimet e tyre të para disa viteve dhe të shprehin në vepër së paku një pjesë të asaj që profesori – albanologu Ullmar Qvick bëri për ta dhe familjet e tyre. Vetëm në këtë mënyrë ndoshta mund t’i dalim "hakut" këtij njeriu kaq të dashur për shqiptarë. Ne, si shqiptarë, profesorin e respektuar – albanologun Ullmar Qvick e kemi edhe më të afërt, e kemi vertetë mik, e kemi edhe dhëndërr, ngase vet Ullmari, është i martuar me një femër shqiptare nga Kosova.
Unë personalisht pata fatin tim jetësor që ta njoh këtë njeri: Nga kurreshtja edhe zemra m’u nxit që ta kërkoj. Duke ju falënderuar mikut tim Shemsi Rukovcit nga Norvegjia, erdha gjer ta adresa, konkretish te e-maili i internetit dhe arrita që të kam korrespodencë përmes letrave me profesorin e nderuar Ullmar Qvick. Ato letra i ruaj me një fanatizëm të veqantë dhe posa te vijë koha, e në pajtim me profesorin Ullmar, edhe do t’i dergoj në botim, sepse janë një urtësi e vertetë.
 Vetëm në këtë mënyrë, por edhe në mënyra tjera, mund t’i falënderohemi, ta respektojmë, ta përshëndesin atë ddhe veprën e tij ngase "Përshëndetja është gjest afrimi nder njerëz, andaj duhet respektuar dhe pranuar në mënyrën mëtë mirë!"
Dhe këtij shkrimi tim do t’i vë pikën, pasi t’i shkruaj disa urtësi, të cilat ia kushtojë të respektuarit albanologut, profesorit dhe mikut të madh të shqiptarëve - Ullmar Qvick, por edhe popullit tim.

A. "Jeta e njeriut i gjason anijës kozmike, kur prej fillimit çdo gjë shënohet, e pastaj ai shkrim lexohet. Mendja e njeriut i gjason parashutës, e cila për derisa rri e mbyllur nuk shërben për asgjë, por pasi të hapet ta shpëton jetën. Jeta e njeriut pa shtet është e vetmuar, e mjerë, e ndyer, brutal dhe e shkurtër!" (i.m.h)
Prej lulës kërkohet aroma, prej njeriut kërkohet mirësjellëja.
Rrënjët e njerëzimit janë: mëshira dhe përultësia.
T’ua lëmë lavdinë e përjetëshme të vdekurve- të gjallëve dashurinë e përjetëshme.
Nga një jetë e keqe kurrë nuk mundtë vijë dishka e mirë!
Shpirti i njeriut i përngjanë ujit, fati i njeriut i përngjanë erës.
Tri gjëra janë të vështira: të dëgjosh, të shohësh dhe të heshtësh!
Duhet të jetosh që të mësosh!
I mjerë është ai që jeton me atë që nuk e dashuron.
Më lehtë është të njohësh sot dhjetë shtete,se sa një njeri…
Të dua jo vetëm për atë që je, por edhe për atë që jam me ty.
Gjatë jetës, lotët që shpejt derdhën, shpejt edhe terën.
Jeta është e shkurtër, e verteta rron gjatë dhe arrinë larg.
Jeta s’vlenë aspak kur mungon liria.
Njerëzit e mëdhenjë fillojnë të jetojnë edhe pas vdekjës.
Ah! Sikur t’ishte e mundur të blejë një vit ose bile së paku një muaj rinie?
Sa më e poshtër të është jeta, aq më shumë iu dhimbset njerëzve.
Në jetë është madhështi t’i bësh dikujt mirë, por edhe më madhështi është ta pranosh të mirën nga tjetri.
Jeta është shumë e shkurtër për të duruar edhe barrën e gabimeve të tjerëve.
Çdo njeri e paguan jetën e vet për të jetuar.
Cili jam? Nga kam ardhë? Ç’duhet të bëjë? Ç’duhet të besoj? Ç’duhet të shpresoj? – Kjo është filozofia.
 Edhe pak për prof Ullmar:
Më 20 Nëntor 2004 u mbajt Festivali i IV i Poezisë dhe Muzikës Shqiptare në qytetin Malmö i organizuar nga rrethi i shoqatave Shqiptare në rajonin Skones (Suedi). Në këtë eveniment morën pjesë një numër mjaft i madh krijuesish. Me çmimin e parë u vlerësuan krijimet e albanologut të njohur Ullmar Qvick.

NGUJIMI
 
Turgut Pasha e vuri në flakë Malësinë e Mbishkodrës
Gjyshi u dogj i gjallë gjatë shtetrrethimit
Gjyshja me gjashtë fëmijë mori malet
U strehuan dhe shpëtuan jetën
Gjoni u rrit jetim.
Kur erdhën partizanët Gjoni u mbrojt në kullë
Filloi ngujimi shtatëditësh
Gjoni mori një plumb në gjoks
Nëna dhe tetë fëmijë të uritur
U dërguan për internim në Tepelenë
Deda, më i vogli, u kthye në fshatin e farefisit
një ditë të zymtë prilli të vitit nëntëdhjetenjë
Sylejman Shehu, oficer sigurimi
të ardhur me urdhër nga jug
e kishte uzurpuar kullën
Deda priti veç pak,
deri sa u prish kolektivi bujqësor
dhe krisi pushka si dikur për tokë
U vra Sylejmani, Deda e mori në dorë kullën
filloi të punonte tokat, bleu tri lopa
dhe buzëqeshi për herë të parë në jetë....
Shtatë vite më vonë erdhi vëllau i Sylejmanit
me hakmarrje piramidale në duar
Filloi ngujimi pesëvitësh
Dy djemtë e Dedës ikën jashtë
për të bërë punë të zezë nëItali
Deda u dogj i gjallë një ditë të zymtë pranvere
pasi dështuan të gjitha përpjekjet e pajtimit
Ngjarja nuk u sqarua nga policia me sy të verbër
Kulla e zezë, kulla e vdekjes, u braktis
por bari u rrit në rrezët e diellit.
Mbi fytyrat e djemve të Dedës
bie hija e kanunit të Lekës
mbeturinat e traditës çnjerëzore
Ku fryn era e akullt të hakmarrjes
nxihen lulet, helmohen zemrat
Vetëm njerëz të lirë mund të mposhtin ngujimin
Sëmundja e traditës kërkon shërim të shpejtë
kërkon frymë njerëzore, dritë edhe dituri!
Se hija e kanunit është hija e vdekjes
ndërsa fëmijët duan jetë dhe lumturi...

BURRË DHE GRUA
Lëndinë e bukur ku pushoj
në bar të butë dhe erëmirë
është trupi yt plot hijeshi
më mbush me ëndje dhe dëshirë
Në çast u dogj kjo flaka ime
dhe sytë e tu porsi burime
pohuan qejf edhe gëzime
si mrekulli, si ëndërrime
O, këto çaste përqafimi
të nxehtë porsi një fllad jugor
me puls të jetës më rrethojnë
dhe ndjej atë përjetësim rinor....
E dashur, ti je motër e fshehtësisë
e dhimbjes edhe gazit zanafillë
Me adhurim të shkruaj këto fjalë
se vetëm ti parajsën më ke sjellë

LULET E KOSOVËS
Të bukura janë bozhuret dhe lulëkuqet
prapë dihet se gjaku kërkon gjak
dhe mjaft lule gjaku çelen në Kosovë
Në oborr të Fakultetit rriten bresat
pak të ashpër në shtat, ndërsa lulet
me ngjyrë të kaltër,
veç pak të kuqe brenda!
Në prag të Fakultetit ngjyra e besës
ngjyra e shpresës!
Dëgjoj të qeshurat e studentëve...
Bresat më shikojnë me sy të kaltër
Po mendoj për të ardhmen,
për besën dhe shpresën
në jetën e rinisë kosovare...
          
(… kjo është një pjesë e vockël e poezive në gjuhën shqipe nga Ullmar Qvick, përndryshi prof Ullmar ka shumë e shumë poezi, krijime e botime, jo vetëm në gjuhën shqipe e suedishte të cilat i ka studjuar, por edhe në shumë gjuhë tjera… )
 
    Dhe për në fund, prof Ullmar, MIKU YNË I VLEFSHËM, EDHE NJË HERË: URIME PËRVJETORI I 75-të, të urojmë shëndet të plotë, harmoni në familje, mbi JU të mbizotëroi QETËSIA SHPIRTËRORE!
 
    G Ë Z U A R!
 
    Me respekt e dashuri të sinqertë miqësore,
 
     miku i juaj i vërtetë,
Ismet M. Hasani, Hässleholm (Suedi)

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >
 
 
Huvudmeny
Start
Länkar
Kontakta oss
Sök
Tidskrift Besa
Albanska biblioteket
Medlemsföreningar
Dikter
Forum
Gästbok
Fotoalbum
Föreningskursen
Albanska köket
ARF
Stadgar
Styrelse
Protokoller
Valberedningen
Revisorer
NBV
Aktuellt
Nyheter
Meddelanden
seminar
Voto
Votoni shqiptarin mė popullor dhe me arritjet mė tė mėdha nė Suedi
 
Votoni shqiptaren mė popullore dhe arritjet mė tė mėdhaja nė Suedi
 
Nė linjė
Momentalisht janė 22 vizitorė online
 
Sök
 
Design by Zak - Copyright www.dizajn.biz