Monday. 08 February 2010
   
Fillimi arrow seminar  
 
Menyja kryesore
Fillimi
Vegėza
Na kontaktoni
Kėrko
Besa
Biblioteka shqiptare
Shoqatat
Poezi
Forumi
Libri i mysafirve
Fotoalbumi
Doracak mbi shoqaten
Kuzhina shqiptare
LSHSHS
Statuti
Kryesia
Procesverbale
Komisioni zgjedhor
Revizorėt
Partnerėt
Aktuale
Lajme
Informata
Hyrje





Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk keni llogari? Krijoni njė
Vizitorė: 185038
 
 
     
 
Seminar pėr Kosovėn PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Shpend Lejleku   
Tuesday. 08 May 2007

Stockholm 7 maj 2007

 Seminari për Kosovën i organizuar nga shoqata për ndihmë internacionale e Suedisë SIDA, u mbajt në Konferenc City në Stockholm.  Mysafir në panel: Marti Ahtisaari, Igo Rogova, Përfaqsues të organizatave humanitare  të Suedis në Kosovë. Në sallë përveq tjerësh ishin 4 deputete të parlamentit të Kosovës, ambasadorët e Shqipërisë, Rusisë, Serbisë dhe Bosnjës. Figura të njohura nga Universitetet e Suedisë dhe përfaqsues të qeverisë e pushtetit suedez. Përfaqsues të LSHSHS, shoqatave shqiptare, serbe, dhe shumë gazetarë.

Pjesmarrja në Seminarin për Kosovën ishte e mbyllur për publikun e gjërë. Hyrja lejohej vetëm për ata të cilët në kohën e caktuar kishin marrë ftesa zyrtare. Pas dy pikave kontrolluese, nji në hyrje të ndërtesës dhe nji në foajeun e sallës kryesore hymë mbrenda. Nuk vonoi dhe salla u mbush përplotë. Pritej me padurim ardhja e mysafirit kryesor të ditës Zotit Marti Ahtisaari. Nuk vonoi dhe nga hyrja e prapaskenës doli Mahti Ahtisaari i përcjellur  nga organizatorët e tubimit.  Në fillim u ulë në ulëse të rezervuar për te në rendin e parë. Dhe menjiherë e mbuluan fotoreporterët me fotoaparatet e kamerat e tyre. Ndërkohë në skenë prezentuesja e programit i dëshiroi mirëseardhje Zotit Ahtisaari dhe e ftoi në skenë të marr fjalën.

Pas nji prezentimi personal, Zoti Ahtisaari spjegoi në detaje propozimin e tij për Pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës. Sipas Zotit Ahtisaari, kthimi i Kosovës në kuadër të Sërbisë është i pamundshëm sepse këte nuk e dëshiron popullsia shumicë. Mbajtja e nji status quoje është e dëmshme për të gjithë tha ai. E dëmshme për Serbin e cila nuk po mund ti kthehet vetvetes para se të lirohet prej Kosovës, e dëmshme për Kosovën sepse po pengon zhvillimin normal të saj, e dëmshme për rajonin dhe për bashkësinën ndërkombtare. Për shkak të dhunës të cilën regjimi i Millosheviqit e ushtroi mbi shqiptari ët, është e nevojshme që kjo pavarsi të mbikqyret nga ndërkombëtarët për një kohë, me qëllim që të sigurohet mbrojtja e plotë e minoriteteve e në veqanti minoritertit serb. Zoti Ahtisaari spjegoi edhe arsyet që ndikuan në vonesën e propozimit të tij. Këtu ai ceku posaqërisht pengesat e delegacionit serb i cili për gjasht muaj me radhë nuk kishte pranuar të fillojn bisedimet për shkak të termit minoritet serb. E pengesa tjera artificiale. Nga ëna tjetër Zoti Ahtisaari lavdëroi palën shqiptare e cila ka bërë lëshime të mëdha për të arritur nji kompromis me palën serbe. Poashtu Zoti Ahtisaari falenderoi palën suedeze për mbështetjen që i kan dhënë propozimit të tij.

Pasi Zoti Ahtisaari e përfundoi prezentimin e vet, drejtuesi i tubimit hapi diskutimin me vrejtjen se pjesmarrësit në sallë duhet që të shtrojn pyetje sa më konkrete dhe sa më shkurt. Secili që merr mikrofonin ka në dispozicion nji minutë. Të parit iu dha mikrofoni Ambasadorit serb i cili filloi me avazin e vjetër se si Kosova qenka pjesë e sërbisë, se si bashksia ndërkombtare nuk paska të drejt t'ia falë dikujt trollin serb, pastai foli për presedanin që po u shkaktoka nëse Kosovës i njihet pavarësia. Pastaj përsëriti propozimin serb për nji zgjidhje demokratike të problemit "më shumë se autonomi e më pak se pavarësi".

Në përgjigjen e tij Zoti Ahtisaari spjegoi se nuk ka zgjidhje tjetër demokratike përveq se pavarësisë, e kthimi i shqiptarëve në serbi ndoshta do të mund të bëhej vetëm me forcën e nji diktatori të tipit Millosheviq e këte nuk mund ta pranojmë as unë e as bashkësia ndërkombëtare.

 Ambasadori serb me sjelljen që nuk ka hije nji diplomati vazhdoi të kundërshtoi pa i dhënë kush fjalën dhe kështu e detyroi udhëheqësin e takimit ti drejtohet: Zoti ambasador unë për mirësjellje dhe për respekt për funksionin tuaj ju lash të flisni shumë më gjat se sa paralajmrova. Meqense ambasadori serb vazhdonte të përpëlitej, konferensieri nuk ia vuri më veshin por i lejoi mikrofonin nji personi tjetër dhe kështu nuk u dëgjua më zëri i ambasadorit. Përveq shumë pyetjeve ishte edhe ajo e nji siq ai vet tha romi nga Uppsala, i cili u ankua se gjoja minoritarët në Kosovë nuk paskan liri e të drejta themelore. Pas tij fjalën e mori Shpresa Murati deputete boshnjake në kuvendin e Kosovës e cila falenderoi Ahtisaarin për propozimin e tij. Ne minoritarët, tha Zonja Murati, e përkrahim pavarësinë e Kosovës sepse është zgjidhja më e mirë për ne. Po edhe sot ne minoritarët kemi të drejta më shumë se kurrë më parë. Pastaj pyetje dhe komentare pati edhe ambasadori rus.

 

Pika e dytë e seminarit ishte raporti i përfaqsueses së Lidhjes së Grave të Kosovës. Prezentimi i Zonjës Rogova la përshtypje te pjesmarrësit. Me nji anglishte të rrjedhshme, fliste si ta kishte gjuhë amtare, zonja Rogova bëri nji përshkrim të rrugës të cilën kaloi organizata e saj prej themelimit e deri sot. Ajo nuk harroj që gjat përshkrimit të saj të theksoj ate që kishte ndodhë në Kosovë prej vitit 1998, kur u formua organizata e saj e deri sot. Me nji mënyrë elegante ajo fuste në fjalimin e saj ngjarje kritike të luftës në Kosovë. Masakrat serbe kundër popullsis së Kosovë, masakrën e Jasharajve, Krushës së vogël, e të tjera vargiseshin në tregimin e saj duke bërë të qartë për pjesmarrsit në sallë ate qfar kishte ndodhë në Kosovë. Nuk harroi të përmend as Vetvendosjen të cilën e quajti "Voice of People". Ishte nji dallim kualitativ në diskutimin e Zonjës Rogova në krahasim me politikanët tanë. Besoj se prezentimet e till ndihmojn në përforcimin e opinionit propavarësi në përëndim.

 

Pika tjetër ishte debati për ndihmën që organizatat e ndryshme suedeze i japin Kosovës.

Përfaqësuesi i shoqatës Trashëgimia kulturore pa kufij, Dik Sandberg, arkitekt dhe këshilltar për qështjet e trashëgimis kulturore i cili ka punuar në Kosovë prej vitit 2001, dha nji prezentim të veprimtarisë së kësaj shoqate në Kosovë. Në pjesën e pyetjeve Dik Sandberg dha disa sqarime mjaft intersante. Në pyetjen e nji të riu suedez se pse flitet vetëm për minoritetin orthodox serb kur dihet se në Kosovë ka edhe grupe tjera minoritare të konfeksioneve tjera fetare. Dik u përgjigj se me të gjithë shqiptarët me të cilët ka bisedue ka marrë përgjigjen e njejtë se shqiptarët nuk bëjnë dallime fetare përveq ndoshta nëse e marrim pavarësinë si religion të shqiptarëve. Për dallim nga shqiptarët dhe konfeksionet tjera fetare të Kosovës, kisha ortodoxe serbe është e drejtuar nga pushteti i beogradit dhe ka pikpamje radikaliste nacionaliste.  Në pyetjen e balkanologut Örjan Störesjö se sa kisha dhe sa xhami janë dëmtuar në Kosovë Dik tha se në Kosovë jan dëmtuar 40 kisha dhe rreth 100 xhami. Prej tyre janë rindërtuar 40 kisha dhe vetëm dy xhami. Kët e komentuan shumë pjesmarrës edhe gjat pauzës.

 Deputetet e kuvendit të Kosovës shfrytzuan pauzat e seminarit për tu njoftuar me bashkaatdhetarët, pjesëmarrës të seminarit. Ato kishin sjellur edhe materiale me shkrim në të cilat prezentohej Kosova, kuvendi e kishte edhe materiale të LDK-së dhe ORA-së.

 

Mbas përfundimit të seminarit u servua misër i pjekur dhe vinë të prodhimit kosovar.

Azhornuar sė fundi ( Friday. 18 May 2007 )
 
 
 
Huvudmeny
Start
Länkar
Kontakta oss
Sök
Tidskrift Besa
Albanska biblioteket
Medlemsföreningar
Dikter
Forum
Gästbok
Fotoalbum
Föreningskursen
Albanska köket
ARF
Stadgar
Styrelse
Protokoller
Valberedningen
Revisorer
NBV
Aktuellt
Nyheter
Meddelanden
seminar
Voto
Votoni shqiptarin mė popullor dhe me arritjet mė tė mėdha nė Suedi
 
Votoni shqiptaren mė popullore dhe arritjet mė tė mėdhaja nė Suedi
 
Nė linjė
Momentalisht janė 16 vizitorė online
 
Sök
 
ALBANSKA RIKSFÖRBUNDET - Lidhja e Shoqatave Shqiptare nė Suedi