Thursday. 09 September 2010
   
Fillimi  
 
Menyja kryesore
Fillimi
Vegėza
Na kontaktoni
Kėrko
Besa
Biblioteka shqiptare
Shoqatat
Poezi
Forumi
Libri i mysafirve
Fotoalbumi
Doracak mbi shoqaten
Kuzhina shqiptare
LSHSHS
Statuti
Kryesia
Procesverbale
Komisioni zgjedhor
Revizorėt
Partnerėt
Aktuale
Lajme
Informata
Hyrje





Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk keni llogari? Krijoni njė
Vizitorė: 231952
 
 
 
Aktuale
 
Faqet favorite
 
 
U MBAJT KUVENDI... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Murat   
Sunday. 17 December 2006

Naim FrashëriLidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashri” në Suedi

Albanernas lärarförbund i Sverige

KUVEND I JASHTËZAKONSHËM

LASH-i “Naim Frashri” dega në Suedi me 16 dhjetor 2006 në lokalet e shkollës Tångskolan të Falkenbergut  mbajti Kuvendin e jashtëzakonshëm. Fjalën përshëndetëse e mbajti fillimisht kryetari i Këshillit iniciues për riaktivizimin dhe ridimensionimin e LASH-it z. Hazbi Lalinca. Në vazhdim Kuvendin e përshëndeti edhe drejtoresha e mësimit të gjuhëve amtare në Falkenberg zj. Maria Nebel

Pasi u zgjodhën organet drejtuese të Kuvendit si Kryesia e punës, një procesmbajtës e një verifikues i procesverbalit kuvendi filloj me punimet.

- Kuvendi miratoi Statutin e ri të LASH-it i cili u është përshtatë nevojave, kushteve dhe ambicieve të mësimit të gjuhës amtare në Suedi. Kjo u bë për arsye së Statuti i vjetër që është përpiluar dhe miratuar po nga LASH-i i atëhershëm  kishte përplot anomali që nuk përkojnë as më kohen por as me ligjet e shtetit Suedez.

- Në bazë të këtij Statuti Kuvendi pastaj mori vendime që LASH-in do ta ngritin në niveli e rolit që duhet të luaj në mbarëvajtjen e procesit mësimor të gjuhës amtare si dhe do ndihmoj në ruajtjen e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar në Suedi. Gjithashtu LASH-i do ndihmoj në integrimin e shqiptarëve në shoqërinë suedeze më vlera të mirëfillta shqiptare.

 

- Selia e LASH-it do jetë në Udevalla.

- Kuvendi zgjodhi Kryesin e re me këtë përbërje: Hazbi Lalinca, kryetar (Udevallë), Rexhep Jashari, nënkryetar (Helsingborg), Mehdi Behrami, sekretar, (Malme), Agim Morina, arkatar (Västervik), Murat Koci (Borlänge), Nasuf Xhemajli (Stefanstorp), Elez Neziraj (Islaved).

- Kuvendi zgjodhi gjithashtu edhe komisionet përkatëse si: Komisionin kandidues, Komisionin revizionues dhe Komisionin statutar.

 

 - Kuvendi i dha për detyrë kryesisë së re që të përgatis Kuvendin e rregullt vjetor që do mbahet në dy javët e fundit të muajt mars 2007. Deri atëherë kryesia duhet të përgatis një planprogram të veprimtarisë për vitin 2007 e të zbatueshëm dhe në nivel të kërkesave e ambicieve të mësimit të gjuhës amtare. Të vej kontakte bashkëpunimi me organet shkollore suedeze, organet shkollore shqiptare në të gjitha trojet etnike shqiptare si dhe të vej kontakte me simotrat në Europë.

- Kuvendi vendosi që në kohën më të shkurtër të hapet faqja e LASH-it në internet.- Kuvendi vendosi që të filloj me nxjerrjen e fletushkës së LASH-it që njëkohësisht do ishte organ i LASH-it dhe vendtakim për të gjithë talentet, entuziastët dhe artistët e fjalës së shkruar.

 

  - Anëtarët e Kuvendit ishin të mendimit se atyre u ka munguar shumë LASH-i dhe se takimet në mes të arsimtarëve shqiptarë janë mbajtur shumë rrallë e edhe atëherë kur janë mbajt janë mbajt nën patronatin e Entit shkollor suedez gjë që nuk ka mjaftuar as për së afërmi për diskutimin e problemeve të shumta që has procesi arsimor i gjuhës amtare shqipe në Suedi.Kuvendi i vuri si prioritet kryesisë dhe anëtarëve të vet që të sheshoj këto probleme e njëkohësisht të mundohet të gjej rrugëzgjidhje:

 

  1.  Përpilimin e teksteve mësimore të përshtatshme për kushtet e mësimit të gjuhës amtare në Suedi.
  2. Furnizimin e arsimtarëve me mjete të nevojshme mësimore nga ente të ndryshme botuese si dhe departamente qeveritare të arsimit nga të gjitha trojet etnike shqiptare.
  3. Shqyrtimin e mundësive të hapjes së parës shkollë shqipe në Suedi duke ndjekur shembullin e komuniteteve tjera, pasi që ligjet shtetërore suedeze e lejojnë një gjë të tillë.

Në fund kryetari i porsazgjedhur i LASH-it falënderoj të pranishmit për besimin e dhënë dhe u zotua së do bëj më të mirën e mundshme për funksionimin normal e intensiv të LASH-it dhe do përpiqet që LASH-it ti kthej edhe njëherë autoritetin që gëzonte dikur pran autoriteteve shkollore suedeze si dhe ta bëj atë epiqendër të arsimtarëve, prindërve e nxënësve shqiptarë në Suedi.

 

Adresa:

Göteborgsvägen 11,  nr  8
45141 Uddevalla
Sverige

Tel. 0046735115686

e-post: Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė

Azhornuar sė fundi ( Tuesday. 01 May 2007 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 
 
Huvudmeny
Start
Länkar
Kontakta oss
Sök
Tidskrift Besa
Albanska biblioteket
Medlemsföreningar
Dikter
Forum
Gästbok
Fotoalbum
Föreningskursen
Albanska köket
ARF
Stadgar
Styrelse
Protokoller
Valberedningen
Revisorer
NBV
Aktuellt
Nyheter
Meddelanden
seminar
Voto
Votoni shqiptarin mė popullor dhe me arritjet mė tė mėdha nė Suedi
 
Votoni shqiptaren mė popullore dhe arritjet mė tė mėdhaja nė Suedi
 
Nė linjė
Momentalisht janė 17 vizitorė online
 
Sök
 
Design by Zak - Copyright www.dizajn.biz