Wednesday. 08 September 2010
   
Fillimi arrow Poezi arrow Tjera krijime nga poeti e tregimtari Ismet Hasani  
 
Menyja kryesore
Fillimi
Vegėza
Na kontaktoni
Kėrko
Besa
Biblioteka shqiptare
Shoqatat
Poezi
Forumi
Libri i mysafirve
Fotoalbumi
Doracak mbi shoqaten
Kuzhina shqiptare
LSHSHS
Statuti
Kryesia
Procesverbale
Komisioni zgjedhor
Revizorėt
Partnerėt
Aktuale
Lajme
Informata
Hyrje





Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk keni llogari? Krijoni njė
Vizitorė: 231636
 
 
     
 
Tjera krijime nga poeti e tregimtari Ismet Hasani PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Murat   
Monday. 10 September 2007

Nga Mr Ismet M. Hasani, prof - Suedi

”URTËSI NË POEZI 2007”

 

Të vërteten mos e fsheh,
Se del në shesh
Dhe gjithëkush
E  s h e h!

 

Kjo e vërtetë
Duket si n’livadh
Një njeri i keq
Kurrë s’bëhet i madh!

 

Është e shkruar
Pastër në letër,
Varfëria bën hajdutë
E dashuria bën poetër.

 

Hajdutet kërkojnë
O kuletën, o jetën!
Ndersa femrat tentojnë:
Edhe jeten edhe kuletën.


I mënçuri nuk gabon aspak,
Nuk i thotë të birit
” Mos gabo!”
por gabo sa më pak!”

 

Dituria – fuqi e mendjes,
Urtësia – fuqi e shpirtit,
Mendja i thotë moralit,
Morali i thotë virtytit.

 

Një gjë duhet pritur
Gjithënjë me dëshirë,
Nëse nuk bëhesh më i ditur
S’paku bëhu më i mirë!

 

Të dijnë burrat
Të dijnë edhe gratë,
Ata që janë mendje shkurtër
E kanë gjuhën e gjatë.

 

Atë njeri që populli e do,
Kalon shumë kohë e nuk e harro,
Kohë të gjatë e mban n’kujtes
Edhe shumë gjatë pasi ai të vdes.

 

Duhet ditur këtë përherë
Një dimër n’vendin tënd
Më i mirë së n’mergim
Një pranverë.

 

Edhe kjo i përket urtësisë,
Të hidhura janë rrënjët e diturisë,
Kurse frutat t’ëmbëla i ka
Kënaqësi ndjen ai që i ha.

 

Athua e di i gjithë mileti
Mu si droga është pushteti,
E dijnë mirë politikanët,
të mësojnë edhe historianët!

 

Disa gjëra thuhen trup,
Është mjerane
Kur prej vendit tënd
Të të vije turp.


Më thuaj se çfarë shokësh ke,
Të thëm se cili je,
Më thuaj me cilin po ecë,
Do të thëm se ku ke ngecë!


Duhet të di çdo analitik
Se zhvillimi ekonomik
Është çelës i vetëm
I zhvillimit politik.

 

E di koha,
E dijnë vaktet,
Mirësia është të qëllimet
Po edhe  të faktet.

 

O Zot,
Nga miqtë më ruan
Se armiqtë
Edhe ashtu s’më duan!

 

I drejti e di dhe e pranon,
Nga fyerjet e të padrejtit
Vetem ndërgjegja
Të shpëton.

 

E vërtetë
dhe e drejt,
pëndimi i sigurt
miqësia e shpejt.

- përfundon pjesa e parë -  ( … vijon…)

 

Nga Ismet M. Hasani, prof - Suedi

  "DRENICËS KRENARE"

Nga lart po ndihet një zë i mirë
”Vëlla me vëlla Besën me e lidhë!”
O na jemi –  gjak shqiptari
po i këndoj trimit – Adem Jashari
bashkë me Plakun- babën Shaban
me vëllain  Hamzën  - si Shqipe n’Mal.
- Këta janë trima të mbarë Kosovës
me Tahir Mehën – o Zog’ i Shqiponjës.

Sikur këta trima, ka pasë Drenica
Shaban Polluzha, Mehmet Gradica!
Po e përmendi edhe një tjetër
Ahmet Delinë, at trim të vjetër!
- I lum Prekazi e lumja Drenica
Nuk harrohet jo, Azem Galica…!
- Baca Azem pati shumë shokë
kurr s’ju nda ajo dada Shotë.
Kaloi koha e kaloi moti…
Më vonë si Shota - Xhevë Lladrovci.

Nëper Drenicë pat trima gjithkah
ata luftuan si shqipet me krah
iu ndihmoi Zoti u ndihmoi drejtësia
u zhdukë përgjithmonë e pabesia.

Oj Drenicë! – O Besa e Burrit!
E ke zemren më të fort se t’gurit
Shumë ke dhënë ti për Kosovën
T’Bekoi Zoti – ta shtriu Dorën!

Mos duro më – mos u brengos
E fitove  të drejtën me thënë - Mos!
Thuaj Mos atij  qyqarit
Se boll ia mbajti anën tradhtarit!
Mbaju Burrëreshë - mbaju Krenare
Mos e humb traditen Kombëtare!
Në Histori e ke   t’Parin vend
Në krejt Botën je tuj u përmendë!

Hässleholm – Suedi, mars 2005            Ismet M. Hasani
--------------------------------------------------------------------------------

Përgatitur nga: Mr Ismet M. Hasani, prof - Suedi

         MENDIME QË BËJNË DRITË TËRË JETËN
              / TË THËNA PARA 1400 VITËSH/

”… Muhamedi bëri shumë për popullin e vet arab, e nxorri prej errësirës në dritën e vërtetë; e bashkoi popullin e vet të shpërndarë në 2000 kilometra katrorë, u priu, i udhëzoi dhe i drejtoi në rrugën e së drejtës… të vërtetës … në rrugën e lumturisë shpirtërore… Atë çka ai bëri për popullin e vet, deri me sot nuk arriti ta bëjë asnjë filozof, poet, shkrimtar, historian, asnsjë diplomat apo burrë shteti, asnjë reformator e asnjë njeri që deri me sot e njeh historia botërore…!”


Nëse mund t’i mbyllim sytë e të mendojmë botën dhe jeten e para 1.400 vjetëve, duhet të dimë se ajo ka qenë botë krjetësisht tjetër nga kjo e jona, bile me këtë të sotmën nuk përmban as ngjashmërinë më të vogël.

Njerëzimi ishte i fundosur në padituri dhe dyshim. Ekzistonte vetëm një dritë e dobët e diturisë. Njerëzit udhëtonin shumë për të arritur dituri modeste.

Mosbesimi kishte marrë dimensione  të gjëra; njerëzit i besonin vetëm asaj që është e mbinatyrshme, jonormale, misterioze… bile edhe e pakuptimtë.

Në këtë epokë të paarsimit, ishte një vend ku errësira ishte edhe më e madhe, më e dendur sesa në vendet tjera. Në këtë vend nuk kishte shkollla…biblioteka nuk kishte arsimim fare. Individet e rrallë që dinin të shkruanin e lexonin nuk ishin të arsimuar sa duhet që të interesoheshin për shkencën, artin.

Ai vend ishte pa pushtet; ekzistonte vetëm Ligji i xhunglës, ku plaçka, djegëja, vrasja e të dobëtit dhe të pafajshmit ishte praktikë e ditës.

Nuk dallohej çka është njerëzore e çka është e panjerëzishme; bëhej  jetë e vështirë me traditë barbare… ishin të zhytur në imoralitet /zina/…pa kurrfarë turpi dilnin të zhveshur, bile edhe gratë dilnin të zhveshura…për të mos patur dhëndërr vajzat e veta i varrosnin të gjalla… pas vdekjes se babait martoheshin me njerkat e veta!

Sa i përket besimit, adhuronin gurët, drunjtë, fantazmat… nuk dinin asgjë për mësimet e mëparshme; mësimet e tyre ishin të  mbushura me trillime të shëmtuara, kurse jeta e tyre ishte e ngjyrosur me të zezë…
Ky vend ishte Arabia… dhe këta njerëz ishin arabët…

Në atë kohë dhe në atë vend, para 1400 vjetve u lind një njeri. Prindërit i vdiqën në fëmijërinë e tij. Mbet nën mbikqyrjen e gjyshit, i cili pas një kohe i vdiq. Do me thënë se ai ishte i shlyer edhe prej asaj edukate / prindërore/…

Ky ishte Muhamedi, i biri i Abdullahut dhe i nënës Emine.
Të vëzhgojmë tash jetën dhe veprën e këtij njeriu të vlefshëm, jo vetëm  në konteksktin e shoqërisë  arabe, por të tërë botës së atëhershme:

Ky njeri dallohet krejtësisht prej njerëzve në mesin  e të cilëve është lindur.
Po i veçojmë disa cilësi të tij:

- asnjëherë nuk ka gënjyer,
- ishte i ndershëm dhe shpirtmirë,
- asnjëherë nuk ka perdor fjalë fyese dhe të turpshme,
- kishte personalitet sharmant, sjellje të mirë me te cilen e  mbushte zemrën e atij me të cilin ishte në kontakt…
- ndiqte parimet e drejtësisë…
- ishte shumë i besueshem / bile edhe armiqtë e tij i lenin sendet e çmuara për t’ua ruajtur/;
- kishte kulturë të lartë dhe shikim të mirë estetik – e populli i tij ishte i vrazhdë, i paarsimuar dhe i ndyrë;
- kishte zemër të pasur me butësinë njerëzore…
- nuk i bën dëm askujt, por më gëzim duron për të tjerët;
- kishte shpirt aq të pastër sa që e dinte se asgjë, as në qiej as në tokë nuk duhet të adhurohet, përveq Zotit të Vetëm dhe të Vërtetë!

Shkurt, personaliteti i jashtëzakonshëm dhe brilant i këtij njeriu u paraqit në mes të një ambienti të errët, si kështjellë e dritës e cila ndriçon plotësisht natën e errët.

Ky njeri filloi të ndjejë lodhje prej errësirës dhe injorancës,të cilat e rrethojnë. Deshiron t’u ikë këtyre greminave të çorodisë, amoralitetit, idhujtarisë…kaosit…që e rrethonin nga të gjitha anët.

Tërhiqet në vetmi – në      m e d i t i m      të plotë. Mendon thellë. Kërkon dritën, e cila do t’a largojë errësirën…

Dëshiron të  vendosë themelet e një bote të re…. Më të mirë. Dhe pas një meditimi të thellë e të gjatë – disa ditë e netë, i kthehet popullit të vet me këto fjalë:

1. Asnjë qenie njerëzore e as yjet, druri, guri, fantazma – nuk meriton të adhurohet. E tërë gjithësia dhe krejt çka ajo përmban i takon vetëm Zotit,
2. Padrejtësia, Plaçkitja, vrasja,  mizoria dhe të gjitha të metat që ju i keni janë krime tek Zoti,
3. Fliteni të vërteten, bëhuni të drejtë, merrni vetem pjesen që ju takon, kthenu huanë atyre që u keni borxh,
4. Behuni fisnik dhe të ndershëm, të sinqertë… shpirtmirë;
5. Ju jeni qenie njerëzore, të gjitha qeniet njerëzore janë të njejta tek Zoti.
6. Fati juaj do të varet prej veprave të juaja. Do jepni llogari për veprat e juaja, si ato të mira poashtu edhe ato të këqija, asgjë nuk mund të fshehni, as të mirën e as të keqen….
7. Mos u mashtroni!

Ky është mesazhi të cilin e solli ai. Populli i paarsimuar u kthye kundër tij me fyerje dhe gjuajtje gurësh. I duroi të gjitha trembëdhjetë vjet rrjesht. Por e terë Arabia u ngrit kundër tij. Tëre këtë e duroi pa e ndryshuar përasnjë grimë qendrimin e tij.

Zgjodhi rrugën - të vuajë – e flijoi fatin e vet personal për të mirën e të tjerve. Nuk pranoi të ndërprejë luftën për mirëqenien e tyre - të popullit të vet.

Kjo këmbëngulësi, kjo vendosmëri, ky qëndrim i paluhatshëm për të udhëhequr levizjen e tij deri në suksesin final, është argument i qartë i vërtetësisë së plotë të thirrjes së tij.
Sikur të kishte vetëm një gjurmë më të vogël të dyshimit, të pasigurisë në zemrën e vet, ai nuk do te mundej asnjëherë t’i bëj ballë stuhisë, e cila bënte kërdi shumë vite me radhë…
Pra këto ishin disa nga mendimet…qendrimet e Muhamedit, që jetoi para 1.400 vjetëve, shëmbull i pazakonshem në botën njerëzore.

Për Muhamedin kanë dhënë mendime shumë filozofë, historianë, shkencëtarë, dijetarë të lëmenjve të ndryshëm. Këtu po e citoi vetëm mendimin që e dha për Muhamedin, filozofi françez – Bernard Shoo, i cili pat thënë:
”… Muhamedi bëri shumë për popullin e vet arab, e nxorri prej errësirës në dritën e vërtetë; e bashkoi popullin e vet të shpërndarë në 2000 kilometra katrorë, u priu, i udhëzoi dhe i drejtoi në rrugën e së drejtës… të vërtetës … në rrugën e lumturisë shpirtërore… Atë çka ai bëri për popullin e vet, deri me sot nuk arriti ta bëjë asnjë filozof, poet, shkrimtar, historian, asnsjë diplomat apo burrë shteti, asnjë reformator e asnjë njeri që deri me sot e njeh historia botërore…!”

… këtu përundoi pjesa e parë…!      (... vijon...)

 
< I mėparshmi   Tjetri >
 
 
Huvudmeny
Start
Länkar
Kontakta oss
Sök
Tidskrift Besa
Albanska biblioteket
Medlemsföreningar
Dikter
Forum
Gästbok
Fotoalbum
Föreningskursen
Albanska köket
ARF
Stadgar
Styrelse
Protokoller
Valberedningen
Revisorer
NBV
Aktuellt
Nyheter
Meddelanden
seminar
Voto
Votoni shqiptarin mė popullor dhe me arritjet mė tė mėdha nė Suedi
 
Votoni shqiptaren mė popullore dhe arritjet mė tė mėdhaja nė Suedi
 
Nė linjė
Momentalisht janė 19 vizitorė online
 
Sök
 
Design by Zak - Copyright www.dizajn.biz