|
|
| |
|
|
|
|
| |
|
Vlerė tjetėr artistike nga Ismet Hasani |
|
|
|
|
Shkruar nga Murat
|
|
Wednesday. 12 December 2007 |
|
Ismet Hasani, Hässleholm "PSE DYQIND PSE-HE?" Pse-he shumë parashtron jeta, Pse mos të gjëndet e vërteta, Pse në përgjigje nuk kemi durim E pse s’përgjigjemi me logjikim???e? Pse kaq shumë pse-he, e jo më më pak, Pse disa i kemi afër e disa shumë larg, Pse ka lindur kjo far pse-he, E pse disa janë të rrafshta e disa me tehe???e?
Pse disa njerëz janë të pasur, Pse disa tjerë janë të varfur, Pse disa po arrijnë suksese, E pse disa po rrinë në vesvese???e? Pse disa janë me plotë besim, Pse disa nuk kanë hiç durim, Pse disa janë oratorë, E pse disa flasin me dorë???e? Pse dikush gjithëherë lavdërohet, Pse dikush perherë turpërohet, Pse dikush s’e respekton mikun, E pse dikush e respekton armikun???e? Pse ka njerëz që janë besimtarë, Pse ka të tillë që janë si trathtarë, Pse ka njerëz me shtëpia shumë kate, E pse ka njerëz pa kurfarë rezultate???e? Pse ka shumë shkolla e fakultete, Pse disa s’mësojnë as për vete, Pse shumë t’ri pa kurfar edukate, E pse n’Prishtinë 39 Universitete Private???e? Pse aq shumë njerëz janë cinikë, Pse mbi dymijë dr. shkence e akademikë, Pse janë aq shumë ligjërues, E pse rrogat e vogla sa një pastrues???e? Pse shumë njerëz jetojnë me vuajtje, Pse disa i percjellin me ruajtje, Pse disa nga dy limuzina, E pse disave n’verë ju merdhihet shpina???e? Pse dikush gjithmonë i krehur, Pse dikush hyn n’ujë e del i terur, Pse disa nuk shiqohen n’pasqyre, Pse disa janë pa kurrfarë fytyre???e? Pse disa kanë aq shumë fitim, pse po kyçen në privatizim, pse disa si më qëllim, e pse ikin e s’paguajnë tatim???e? Pse n’Kosovë ka ende dhunime, Pse kaq shumë ka abortime, Pse nuk skuqen, po i lindin serbez, E pse po ju dalin fëmija "melez"???e? Pse aq shumë shqiptarë ka diaspora, Pse po ju duket Kosova e ftoftë, si bora, Pse ia kthyen Kosovës shpinën, E pse e "lanë borë e gjeten dimër"???e? (… vijon…) Hässleholm- Suedi 2007 Ismet M. Hasani |
|
|
|
| |
|
Nė linjė |
|
Momentalisht janė 9 vizitorė online |
|
|
|
|
|