Thursday. 09 September 2010
   
Fillimi arrow Dikter arrow Artistike nga I. Hasani  
 
Menyja kryesore
Fillimi
Vegėza
Na kontaktoni
Kėrko
Besa
Biblioteka shqiptare
Shoqatat
Poezi
Forumi
Libri i mysafirve
Fotoalbumi
Doracak mbi shoqaten
Kuzhina shqiptare
LSHSHS
Statuti
Kryesia
Procesverbale
Komisioni zgjedhor
Revizorėt
Partnerėt
Aktuale
Lajme
Informata
Hyrje





Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk keni llogari? Krijoni njė
Vizitorė: 231951
 
 
     
 
Artistike nga I. Hasani PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Murat   
Friday. 01 February 2008

Ismet M. Hasani - Suedi

 M O R A L I - SYNIMI
 
"Morali është synim e jo veprim,
vetëm kështu njeriu është i virtytshëm"
 

Çdo njeri s’mund të bëj mirë,
Çdo njeri mund të synojë të mirën;
Shumë njerëz nuk kanë mundësi
Të ndihmojnë korrigjimin në padrejtësi.
 
Secili njeri, në shpirtin e vet,
Mund të gjykojë e të urrejë,
Të urrejë padrejtësinë e vet,
Të gjykojë padrejtësinë e të tjerëve.
 
Morali nuk është në vet aktin,
Por në synimin për të jetuar drejtë,
Në përpjekjen e vullnetit,
Në luftën për të shpëtuar.
 
Të jesh i përkryer, pa mëkate,
nuk është njerëzore;
të gabosh dhe të pendohesh,
kjo është njerëzore.
 
Sa veprime bëjmë pa dëshiruar?
Sa veprime duhet korrigjuar?
Sa veprime duhet ndryshuar?
Sa herë duhet pënduar?
 
A kemi të bëj me dy botëra?
A është e para zemra?
A është e dyta natyra?
A na thotë mendja, a na duron fytyra?
 
Një synim i yni, në botën e zemrës,
A është terësisht i plotë?
Një veprim me pahir, me paqëllim,
A ngjanë në botën e natyrës?
 
Suedi, janar 2008     
Ismet M. Hasani

  F S H E H T Ë S I A   E   M E N D I M E V E


"- Jeta e njeriut i përngjanë anijës kozmike, ku prej pikënisjes çdo gjë shënohet, e më vonë ai shënim lexohet."

 "- Mendja e njeriut i përngjanë parashutës, e cila derisa rri  e mbyllur nuk shërben për asgjë, e kur ajo hapet ta shpëton jetën."


H  Y  R  J  E


Duke lexuar mendime të shumë shkrimtarëve, poetëve, filozofëve, shkenctarëve, këngëtarëve, shpiksve të mëdhenj që posedojnë njohuri dhe kuptueshmëri të thellë, i pasurova edhe mendimet e mia, në atë mënyrë që fillova edhe unë të ndertoj mendime e pastaj edhe pyetje, dhe atë pyetje të mira e mëpastaj të kërkoj përgjigjen përmes mendimeve, dhe atë mendimeve të mira.

Para se të japi mendime, i parashtrova disa prej pyetjeve në të cilat duhet dhënë përgjigjen me mendime të mira:

Pse dikush është i pafat e dikush i lumtur?

Pse dikush është gazmor e i pasur, ndërkaq dikush i mjerë dhe i varfër?

Pse dikush është frikacak dhe i pasigurt e dikush përplot besim?

Pse dikush ka shtëpi të bukur dhe luksoze e dikush, në prag të skamjës, jeton në periferi të mjeruar?

Pse dikush arrinë suksese e dikush vazhdimihst has në mossuksese?

Pse dikush është orator i shkëlqyer dhe i dëshiruar e dikuhs tejet mesatarisht pritet nga njerëzit që u drejtohet?

Pse dikush trajtohet si gjenial në punën që kryen e dikush, ndonëse me përpjekje mbinjerëzore, nuk mund të arrijë kurrfarë rezultatesh?

Pse dikujt i shkon përdore të shërohet nga e ashtuquajtura sëmundje e pashëruar e dikujt jo?

Pse gjithaq njerëz të mirë dhe besimtarë i dërmojnë vuajtjet e tmershme trupore dhe shpirtërore?

Pse gjithaq njerëz amoralë, të leqitur nga Zoti, arrijnë suksese në qëllimet e veta dhe kënaqen me shëndet të përsosur?

Pse ndonjë grua jeton në bashkëshortësi fatlume, ndersa motra e saj vuan në pafatësi?

Pse jeton njeriu dhe përse është krijuar njeriu?

A përfundon jeta e njeriut me vdekjen e tij?

Shpirti a ekziston apo nuk ekziston?

 

P s e …P s e… P s e…???

Athua gjenden përgjigjet e këtyre pyetjeve?

A thua gjenden mendime të mira…?

PO! Përgjigjet gjenden diku thellë në vetëdijen dhe nderdijen e njeriut, pra, të secilit prej nesh!

Dhe mbajeni gjithmonë në mend

"Asgjë nuk është e pamundur!"

" Pamundësinë apsolute e shkakton mosdija jonë relative!" dhe duhet ta dijmë se:

" Pasuria më e madhe që e kemi është mendja jonë!"

Pra, duhet të kemi guxim e t’i përdorim ligjshmëritë e mendjes, kështu që:

Në vend të errësirës, të kemi dritë;

Në vend të skamjes, të kemi pasuri;

Në vend të dhembjes, të kemi qetësi;

Në vend të merzisë, të kemi gëzim;

Në vend të mospajtimit, të kemi harmoni;

Në vend të frikës, të kemi b e s i m;

Në vend të besimeve të kota dhe mosdijes, të kemi mençuri e urtësi;

Kur t’i kemi këto duhet të mundohemi të kemi në zemër gjithë çka është e vërtetë, gjithë çka është e ndershme, gjithë çka është e drejtë, gjithë çka është e pastër, gjithë çka është e shenjtë, gjithë çka është denjë për dashuri, për lavdi, virtyt.

Ligji i jetës është ligj i besimit. Besimi është mendim i lindur në mendje.

Mos besoni në gjëra që ju shkaktojnë dëm e dhembje; besoni ne ato që ju sjellin të mira e qetësi.

Nderdija i di përgjigjet e të gjitha pyetjeve; është ndertues i trupit tuaj dhe është në gjendje të ju shërojë.

Ditë e natë thellohuni në mendime për shëndet të persosur. Çdo mendim është shkak, ndersa çdo veti është pasojë e saj.

Secili duhet t’i gjason kapitenit që drejton anijen. Vetëm urdhërat e kapitenit e çojnë anijen në liman. Prandaj edhe né duhet të japim urdhëra nderdijes sonë, e cila drejton përvojat tona.

Po qe se i ndryshoni mendimet e juaja, do të ndryshoni edhe fatin tuaj.

Po menduat mirë, e mira do t’ju pasojë, po menduat keq, e keqja, gjithashtu, do t’ju pasojë. Atëherë, pra, mendoni mirë!

Po menduat mirë, e mira do të ju pasojë!

Po menduat keq, e keqja do t’ju gjejë!

Ismet Hasani
 

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >
 
 
Huvudmeny
Start
Länkar
Kontakta oss
Sök
Tidskrift Besa
Albanska biblioteket
Medlemsföreningar
Dikter
Forum
Gästbok
Fotoalbum
Föreningskursen
Albanska köket
ARF
Stadgar
Styrelse
Protokoller
Valberedningen
Revisorer
NBV
Aktuellt
Nyheter
Meddelanden
seminar
Voto
Votoni shqiptarin mė popullor dhe me arritjet mė tė mėdha nė Suedi
 
Votoni shqiptaren mė popullore dhe arritjet mė tė mėdhaja nė Suedi
 
Nė linjė
Momentalisht janė 15 vizitorė online
 
Sök
 
Design by Zak - Copyright www.dizajn.biz