|
Vargje mbi pavarėsinė nga Zymber Mjaku |
|
|
|
|
Shkruar nga Murat
|
|
Thursday. 06 March 2008 |
|
Zymber Mjaku Dita e Pavarësisë Ditë e pritur që kaherë, Edhe Shkurti na bëri nderë. Muaj i shenjtë në histori, për Shtetin tonë e Pavarësi
Vuajti populli u dogj toka, nga tirania si në Golgota. Duke i vrarë e duke i zhdukur, të largohen që kurrë më mos të duken! II Kombet e mëdha ndërhynë arbitrarisht, për ta qetësuar këtë bishë përbindësh. U dëbua uzurpatori nga toka e huaj, që kishte ardhur e mos të shkoj kurrë. III Nga krerët tanë tepër praktik, u ndërtua një Draft juridik. Që u shndërrua në Rezolutë, ku Kuvendi e aprovoi hiç pa tutë. IV Të dhjetë pikat e Rezolutës, janë në pajtim me konventat e Evropës. Për tolerancë, drejtësi dhe liri, dhe për të vegjlit që janë kombësi. V Kështu kjo punë u bë realitet, që Kosova ta ketë shtetin e vet. Gëzim i madh për ne në diasporë, për mundin që bëmë dhe që i dhamë zor. Falun, 2008 |