|
Nga: Ismet M. Hasani, prof – Suedi 1) MËSUESI SHABAN JASHARI "Me të pabeset nuk ka besë, e gjuajnë gurin e fshehin dorën; të pabesët e kanë traditën: të vrajnë natën, e të vajtojnë ditën!" (Mësuesi, Shaban Jashari) Shaban Jashari u lind në Drenicë, Kreu "Medresën" në Mitrovicë, Që t’i afrohet diturisë më ngat, Shkrim-lexim mësoi si autodidakt. Pas "Medresës" së Mitrovicës, Shërbeu si mësues i Drenicës, Ishte ndër mësuesit e parë, Atje i mësoi fëmijët shqiptarë.
E kishte Urdhërin prej atij Regjimit, Më këso fjalë t’ia fillonte mësimit: " Që tua mësoi nxënësve fjalët t’parët e popullit i kemi sllavet!" Po i urti - mësuesi Shaban, Ç’ i thotë Regjimi ai nuk e ban, Mësuesi Shaban i përmbahej fjalës Që e mësoi mirë prej Hoxhë-Bajram Rezallës. Mësuesi Shaban prej Prekazi, Ua mësoi nxënësve e çdo shqiptari: "Ç’tha Naimi, Mjeda e Migjeni t’Parët e Popullit - Ilirët i kemi!" I mësonte nxënësit me pikë e presë, "- Me t’pabeset nuk ka besë! e gjuajnë gurin, e fshehin dorën!" me këso fjalë e mbante orën. Mësuesi Shaban fliste pak U fliste nxënësve urtë si plak: "Të pabesët e kanë traditën të vrajnë natën e të vajtojnë ditën!" U fliste nxënësve për trimërinë, Për Ramën, Murselin e Ahmet Delinë, Për trimin e urtë Emin Latin, Për Hafiz Arifin e Hysë Feratin. Mësues Sahbani duke mbajtur mësim, U fliste nxënësve me të madhin guxim, Për shqiptarët që e ruajtën strehën, për babë Nebihun me Tahir Mehën. Për Azem Bejten, bashkë me shokë, Për trimëreshën – dadën Shotë. Për Prekazin dhe Galicën, Përt Shaban Polluzhën e Mehmet Gradicën. Kështu i mësonte fëmijët Shabani, N’krejt Drenicën i dual zani: "- Na kish` dalë një mësues i mbarë "- Njeri i urtë dhe atdhetarë!" Mësoi Shabani shumë gjenerata, Nuk i ndante dita as nata, muarren tituj me shkronja të arta, Mësuesit Shaban i takoi Dekorata. Hässleholm-Suedi, mars 2005 Ismet M. Hasani e-mail:
Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė
Nga: Ismet M. Hasani, prof - Suedi 2) "BETIMI I ADEM JASHARIT" (Me rastin e 25 vjetorit të Betimit) Në varrimin e Tahir Mehës në Prekaz, më 15. 05. 1981, Adem Jashari, pranë varrit të tij, u betua: "Me Serbinë lufta nuk ka përfundua, do të shkojmë deri në fund!" Më 13 maj të tetëdhjetëenjëshit, "Njësia Sekrete" e Sigurimit, Mësyni Kullën e Tahirit, Mos po e gjejnë "gafil – pahirit!" Tahir Meha mbrohet për vete, I bën ballë "Njesisë Sekrete" Me babë Nebihin, me armë në dorë, Shumë policë i vranë n’oborr. Nuk ju trembej syri hiç "Kjo është dhuratë për kriminelin Herleviç, që po dërgon polici n’Prekaz, erdhën me lufuta, po u bërën gaz!" U çua në këmbë krejt Prekazi, Po ju printe Adem Jashari, Tha: "Tash burra mua më më n’gua: "Tahir Mehës na me i ndihmua!" Edhe këto fjalë Ademi i ka shtua: "Nëse s’mundemi hiç me i ndihmua, S’paku për s’vdekuri me e nderua, Për nder t’Kombit është tuj luftua!" Kështu u foli Adem Jashari, E pat me veti babë Shabanin, E pat Hamzën,vëllain më t’mirin U nisem me u bashkua me Tahirin. Te Tahiri nuk mund shkuan, Në t’kartërt anët ishin t’rrethuan, S’mund iu afruan me i dhënë "kyvet" Luftonte Tahiri veq me babë t’vet. Tahir Meha nuk u tremb hiç, Sa pat fyshekë vrau shumë policë, Kur ju pakësua armatimi, Tahirit n’Kullë iu rrezikua qëndrimi. Mos me i rrezikua robët e fëmijnë E lëshoi kullën iu dual "për ledinë" Disa policë i plandosi për tokë, Por e qëlloi një mortajë në kokë. Atëherë filloi të pikoi streha, n’oborr t’vet, u vra Tahir Meha, Por s’i ra n’dorë ai policisë, S’pat ku shkon përtej pragut t’shtëpisë. U dha urdhëri nga Sigurimi: "S’bën t’i kryhet Tahirit Varrimi, në varrim s’bën kush me ardhë, as Prekaz, as asnjë shqiptarë!" Adem Jasahi s’e respektoi urdhërin, Policia s’mund ia ndali turrin, Me babë Shabanin e Hamzën trim Për Tahir Mehen shkuan n’varrim. Pasi Tahirit iu krye varrimi, E muarr fjalën Adem Trimi, Me zë të ulët u drejtua, Pranë varrit të Tahirit u betua. U betua pranë varrit të Tahir Mehes, U betua Ademi pranë jetës dhe vdekjes: "- Me Serbi lufta s’ka përfundua, dhe deri në fund kemi me shkua!" Dita e 15 majit Tetëdhjetëenjë në Histori si datë do të hyjë, të shënohet në faqet e Historisë: "Adem Jashari i shpalli Luftë Serbisë!" Luftën ndaj Serbisë e publikoi, N’Akademinë ushtarake Ademi shkoi, Në "Skënderbej"-Dega n’Tiranë e vijoi Me Grada të Larta e përfundoi. Akademinë duke e vijua Me Salih Çekajn u njohtua, Salih Çekaj nga Deçani, Punë të mirë me Ademin bani.
Këta dy trima e përvehtësuan taktikën, N’zemër Serbisë ia futen frikën, Në historinë e popullit shqiptarë Fituan epitetin – Heronj Kombëtarë. Hässleholm-Suedi 15 maj 2006 Ismet M. Hasani ---------------------------------------------------------------- Nga Ismet M Hasani, prof Suedi 3). "RRETHIMI I ADEM JASHARIT" (Më rastin e 15 vjetorit të Rrethimit të Adem Jasharit)
"Që Ademi nuk dorëzohet, babë Shabani do të pushkatohet!" Por Ademi nuk ka pranua, tha Ademi: "Punë për mua!" (Prekaz- Drenicë, 30 dhjetor 1991) Me 30 Dhjetor nëntëdhjetëenjë, E rrethojnë Ademin me polici, Një Ordi e rrethon shtëpinë e tij, Kerkojnë dorëzimin e këtij djali t’ri. Kërkojnë Ademi me u dorëzua, Por Ademi nuk ka pranua, Shumë Ademi u revoltua Po thotë Ademi: "Punë për mua!" S’i zihej Ademit vendi vend, Ia kishin marrë babën peng, "Që Ademi nuk dorëzohet, babë Shabani do të pushkatohet!" Rifati me Hamzën e Ademin, Rezistencë po u bejnë prej vendit, Kanë shkëmbye shumë të shtëna Po vijnë Prekazi renda-renda. Kur Prekazi i erdhën në ndihmë, Vëllezërit "Jashari" muarren fuqinë, Ua pakuan Serbëve policinë Shumë i vranë, i lanë të shtrimë. Suedi, 30 dhjetor 2006 Ismet M. Hasani |