Wednesday. 08 September 2010
   
Fillimi arrow Nyheter arrow SHĖNIME MBI JEZU KRISHTIN  
 
Menyja kryesore
Fillimi
Vegėza
Na kontaktoni
Kėrko
Besa
Biblioteka shqiptare
Shoqatat
Poezi
Forumi
Libri i mysafirve
Fotoalbumi
Doracak mbi shoqaten
Kuzhina shqiptare
LSHSHS
Statuti
Kryesia
Procesverbale
Komisioni zgjedhor
Revizorėt
Partnerėt
Aktuale
Lajme
Informata
Hyrje





Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk keni llogari? Krijoni njė
Vizitorė: 231634
 
 
     
 
SHĖNIME MBI JEZU KRISHTIN PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Murat   
Monday. 24 March 2008

Nga: Mr Ismet M. Hasani
 
CA SHËNIME MBI JEZU KRISHTIN

 Për nder të Festës se Pashkëve!

Jezusi ka lindë në qytetin Nazaret në Israel. Ka lindë nga e ëma Maria – e pamartuar, e as që ka patur marrëdhënie me ndonjë mashkull.

Jezusi kurrë nuk ka pranuar se është Perëndiu, por ka pranuar së është Biri i Përëndiut, jo Perëndiu!

Jezusi ka thënë: "Kush më ka parë mua e ka parë të Atin!" Dhe ka shtuar: "…sikur që unë ju kam dashur juve, ju, gjithashtu, duhet ta duani njëri – tjetrin!"

 

Një studiues në Universitetin e Çikagos ka deklaruar: "Më shumë libra janë shkruar për Jezusin këto njëzet vjetët e fundit, sesa dymijë vjet më parë!"

Femrës me emrin Maria, që ka jetuar në qytetin Nazaret ( Israel) i është urdhëruar:

"… do të bëhesh shtatëzënë dhe do të lindësh fëmiun, të cilit do t’ia vësh emrin Jezu! Ai do të quhet Biri i më të Lartit!"

Maria ka pyetë: "Si do të jetë kjo e mundur, pasi që nuk kam pasur marrëdhënie me asnjë mashkull?"

"- Fryma e shënjtë do të zbres mbi ty, prandaj ai që do të lindet, do të quhet Biri i Perëndiut!"

Sipas Ligjit të Perëndiut, në Israel fëmiu mashkull duhet të bëhet synet në ditën e tetë pas lindjës!

Maria e lindi të birin /Jezuin/ në një shtallë të kafshëve, dhe pas lindjës e mbështjelli me një pelhurë të rrobave dhe e vendosi në grazhd, në vendin ku vendosej ushqimi i kafshëve.

Shumë njerëz sot mendojnë se Jezusi është lindur më 25 dhjetor, mirëpo në atë vend dhjetori është i ftohtë dhe me shi. Barinjët nuk do mund të ishin jashtë në fusha, me kopetë e tyre. Me siguri Jezusi është lindë në fillim të vjeshtës së atij viti (para dymijë vjetësh). Po citojmë disa nga urtësitë që i ka thënë atij populli Jezusi para dymijë vjetësh.


 URTËSI NGA FJALËT E JEZUSIT:

"Sikur t’i kishit besuar Mojsiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua, por nëse s’i besoni shkrimeve të tij, si do t’u besoni fjalëve të mia?!"

"Secili që vazhdimisht është i zemëruar në vëllain e vet, do të përgjigjet para gjyqit!"

"Mos i bëj ballë atij që është i ligë!"

"Duani edhe armiqtë e juaj dhe lutuni edhe për ata që ju përsekutojnë!"

"Bëhuni të përsosur, siç është i përsosur edhe Ati juaj Qiellor!"

"Llampa e trupit është syri; nëse syri është i kthjellët i gjithë trupi do të jetë i ndritshëm; nëse syri i juaj është i ligë i gjithë trupi i juaj do të jetë i errët!"

"Çdo gjë që dëshironi t’ua bëjnë njerëzit juve, ju bënjauni atyre."

"Goja e flet atë më çka është zemra përplot."

"Mos u qitni qenëve atë që është e shënjtë! As mos i hudhni margaritarët

( xhevahirët) e juaj para derrave!"

"Mësuesi të përcjellë kudo që të shkosh!"- thotë Jezusi, të cilin populli e thërriste "Mësues!"

"Atë që e mësoi unë, nuk është e imja, por e atij që më ka dërguar!"

"Lutuni pandërprerë dhe do t’ju ipet! Kërkoni pandërprerë dhe do të gjeni! Trokitini pandërprerë dhe do t’ju hapet!"

Jezusi i mbanë përgjegjës njohësit e Ligjit dhe thotë: "Mjer ju që e njihni ligjin, sepse ngarkoni mbi njerëz barrë të rënda, ndërsa vet as me një gisht nuk e prekni atë barrë!"

"Nuk di nga jeni! Largonu nga unë të gjithë që bëni padrejtësi!"

"Nëse i ke 100 dele e një të humbë, ti i le në shkretëtirë të 99-tat dhe shkon me e kërkua një dele të humbur; dhe kur ta gjësh gëzohësh, e merr në krah dhe iu tregon të gjithëve…"

Pilati ka thënë: "Ja njeriu! Njeriu më i madh, i cili ka jetuar ndonjëherë!"

Hässleholm- Suedi, 22 mars 2008

Ismet M. Hasani

E-MAIL: Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė

 
< I mėparshmi   Tjetri >
 
 
Huvudmeny
Start
Länkar
Kontakta oss
Sök
Tidskrift Besa
Albanska biblioteket
Medlemsföreningar
Dikter
Forum
Gästbok
Fotoalbum
Föreningskursen
Albanska köket
ARF
Stadgar
Styrelse
Protokoller
Valberedningen
Revisorer
NBV
Aktuellt
Nyheter
Meddelanden
seminar
Voto
Votoni shqiptarin mė popullor dhe me arritjet mė tė mėdha nė Suedi
 
Votoni shqiptaren mė popullore dhe arritjet mė tė mėdhaja nė Suedi
 
Nė linjė
Momentalisht janė 4 vizitorė online
 
Sök
 
Design by Zak - Copyright www.dizajn.biz