Ismet Hasani - PAVARËSIA
Shkruar nga Murat   
Monday. 16 February 2009

Ismet M. Hasani: P A V A R Ë S I A

P A V A R Ë S I A

 “Vetëm liria i jep gjallëri e kuptim jetës. Me të shpërthejnë të gjitha aftësitë e forcat pozitive dhe e çojnë shoqërinë drejt majave më të larta të shkencës, artit dhe prodhimit të mendimit njerëzor.”

 P         Pëllumb, nga vendet e largëta

në sqep Letrën e mbajta,

mbi oqeane fluturova

Kosovës Pavarësinë ia dërgova.

A        Arbër e kam emrin

i vjetër në histori,

         me mund e ruajtët vendin,

Urime për Pavarësi!

                     

       Valmir më thërrasin,

valët më tundasin,

më parë ua solla lirinë,

e tash - Pavarësinë!

                     

A        Azem më pagëzuan,

kurrë s’më harruan,

më ringjalli Drenica,

unë jam, Azem Galica!

                     

R         Rilind e kam emrin,

këtu e kam vendin,

ashtu si dikur në Vlorë,

tash erdha në Kosovë!

                     

Ë         Ëndërr ju dukesha,

që plot 95 vjet,

por më 17 shkurt (2008),

u bëra - r e a l i t e t!

                     

S         Sokoleshë më quajnë,

          më thërrasin edhe Sorkadhe,

- unë jam ajo ”Nusja”

          - bëni Dasmë të Madhe! 

                     

I          I l i r - emër me histori

jam shumë i vjetër,

me shkronja të arta,

Pavarësinë ua solla në Letër!

                     

A         Arlind! Më thirri nëna,    

“- Na erdhi Pavarësia!”

“- URIME! Nënë e dashur!

Na u shndrit ardhmëria!”