| Bisedė me Murat Kocin, mėsues dhe aktivist i dalluar nė jetėn kulturore tė shqiptarėve ne Skandina |
| Shkruar nga Magdalena | |
| Tuesday. 16 March 2010 | |
|
Nga Sokol Demaku Kureshtja për dije, për të zbuluar të panjohurën është natyrë e njeriut por kjo veti, dhunti shfaqet krejtësisht hapur tek fëmijët e të rinjtë Roli i mësuesit si dhe ndikimi i tij në brezat e ardhshëm si pedagog e edukator me kohën vetëm sa merr vlera e angazhime të reja. Ndërsa roli i mësuesit të gjuhës amtare në diasporë është shumëfish më i rëndësishëm që të mos themi jetik për ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar të gjeneratave të reja, për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare tek prestarët e atij komuniteti e siq dihet gjuha është atributi kryesor dallues i një identiteti. Mësimi i gjuhës amtare në Diasporë e më theks këtu në Suedi mund të them që deri diku edhe plotëson nevojat, dëshirat por edhe kriteret arsimore e pedagogjike. Jeta kulturore e shqiptarëve ka nevojë të udhëhiqet e vijëzohet nga njerëzit e kulturës dhe të atyre që vërtetë e dinë dhe duan të zhvillojnë kulturën shqiptare. Vitet 80-ta e 90-ta për shqiptarët në ish Jugosllavi ishin vite vuajtjesh, nëpërkëmbjes, shtypjes e dhunës çnjerëzore të ushtruar nga sllavoserbet. Ju lutem një prezantim të shkurtër për lexuesit tanë? Jam Murat Koci nga komuna e Skenderajt, jam profesor i Letërsisë dhe gjuhës shqipe (duke u shprehur me terma të kualifikimeve në Kosovë), punoj si mësues i gjuhës amtare në komunën e Borlänges që nga viti 1995. Profesioni i juaj? Mësues i gjuhës amtare. Përveç së një mësues i Letërsisë dhe gjuhës shqipe në diasporë do te ishte me interes te mësonim nga ju se si e përkufizoni rolin e një mësuesi të gjuhës amtare në diasporë? Dihet mirëfilli së roli i mësuesit është i një rëndësie të veçantë në çdo shoqëri, kohë apo vend. Roli i mësuesit si dhe ndikimi i tij në brezat e ardhshëm si pedagog e edukator me kohen vetëm sa merr vlera e angazhime të reja. Ndërsa roli i mësuesit të gjuhës amtare në diasporë është shumëfish më i rëndësishëm që të mos themi jetik për ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar të gjeneratave të reja, për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare tek prestarët e atij komuniteti e siç dihet gjuha është atributi kryesor dallues i një identiteti. Profesioni ynë, puna jonë në diasporë si mësues të gjuhës amtare është gati gati i shenjtë, është udhërrëfyes për shumëçka e edhe ne duhet të sillemi e punojmë brenda këtyre koordinatave. Çka ju shtyri ta leni vendlindjen dhe sot të jeni këtu ne Skandinavi? Vitet 80-ta e 90-ta për shqiptarët në ish Jugosllavi ishin vite vuajtjesh, nëpërkëmbjes, shtypjes e dhunës çnjerëzore të ushtruar nga sllavoserbet. Dhe si rezultat i kësaj dhune shumë shqiptarë u detyruan të lënë vatrat e tyre shekullore, ata ia mësyn gjithandej botës e një pjesë erdhi këtu në Suedi. Unë jam një nga ata. Kjo periudhë tragjike për shumë shqiptarë nuk është e memorizume vetëm në faqet e kronikave të zeza e të atyre me theks negativ, vajtues e emigrues por është edhe periudha më e lavdishme e kombit shqiptar në fundshekullin që e lam pas. Ku emigracioni, diaspora ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm e shumëdimensional në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës si dhe përmirësimin e kushteve dhe të të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, Iliridë e Ulqin, Plavë e Guci. Ju i jeni përkushtuar pra edhe këtu punës me fëmijë, arsimimit, si e ndieni veten si mësues këtu në krahasim me mësuesin në Kosovë? Sistemi shkollor në Suedi ndryshon prej atij në Kosovë dhe gjithë trojet tjera etnike shqiptare në shumë aspekte. Shkolla, puna edukuese, pedagogjike më fëmijë në Suedi ka një traditë të gjatë e thellësisht kombëtare që është ruajt, zhvillu e reformua në shumë shekuj me një fanatizëm të paparë. Falë këtij përkushtimi të devotshëm të shoqërisë suedeze mbi arsimin sot shkolla suedeze gëzon reputacion botëror e roli i mësuesit në këtë institucion është dhe ka qenë i pazëvendësueshëm. Mësuesi i shkollës suedeze bën punën e pedagogut dhe edukatorit me përgjegjësi të madhe dhe me një përkushtim të pashoq. Trekëndëshi nxënës-prind-shkollë funksionon në të shumtën e rasteve me shumë sukses, fal mësuesve dhe angazhimit të tyre konform nevojave e kërkesave të shkollës. Mësuesi në shkollën shqipe në të gjitha territoret etnike ka qenë nën presionin e politikës ditore, diktatoriale, okupuese e në shumë raste antikombëtare. Edhe pse në kushte tejet të vështira mësuesi shqiptar ka arrit të ruaj dhe kultivoj krenarinë e pedagogut, edukatorit ,stimuluesit te atdhedashurisë dhe nxitësit të ndjenjave e dëshirave për dije, për emancipim etje. Nga e merrni frymëzimin ne punën e juaj, çfarë ju frymëzon në punën tuaj? Puna e mësuesit përpos që kërkon angazhim, durim, devotshmëri e kreativitet është edhe stimuluese, argëtuese si dhe ndihmon zhvillimin e identitetit individual në punën me fëmijët e të rinjtë. Fëmijët e të rinjtë janë e ardhmja e çdo shoqërie e marrja pjesë në brumosjen, edukimin dhe armatosjen e gjeneratave të reja me dije dhe mjetet e nevojshme për jetë si gjenerator të shoqërisë është detyrë me rëndësi të veçantë dhe gati, gati si mision i shenjtë. Kureshtja për dije, për të zbuluar të panjohurën është natyrë e njeriut por kjo veti, dhunti shfaqet krejtësisht hapur tek fëmijët e të rinjtë. Pjesëmarrja në krijimin e personaliteteve te reja, identiteteve të reja duke u munduar gjithherë që në këtë proces edukues e arsimor fëmijët e të rinjtë të edukohen me vlerat më të mira kombëtare si dhe vlerat më të mira njerëzore universale është punë joshëse dhe frymëzuese. Këto bëjnë që unë të gjej stimul të mjaftueshëm për të bërë një punë me nder e pa u lodhur fare. Ju jeni shumë aktiv edhe në jetën shoqërore dhe kulturore te shqiptareve këtu, cka ju shtyn në ketë drejtim dhe me cka më shumë është i angazhuar Murati? Po, jam aktiv në disa shoqata si ato me karakter etnik e edhe në ato internacionale a kulturore e humanitare. Puna në Shoqatën shqiptare Iliria në Borlänge a ajo në Lidhjen e shoqatave shqiptare Iliria sikur plotësojnë sado pak mungesën e atdheut. Por njëkohësisht ky aktivitet në shoqata ndihmon komunitetin tonë këtu në Suedi në ruajtjen e identitetit kombëtar, ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës sonë, traditës, gjuhës e edhe të individualiteteve tona shqiptare. Më duhet të falënderoj hapur e pa ekuivok të gjithë shqiptarët në Borlänge e Dalarna për një përkushtim të pashoq e angazhim të pakursyer në tërë periudhën e kaluar këtu në mërgim. Shqiptarët këtu kanë ndihmuar Kosovën, Iliriden dhe gjithë trojet etnike shqiptare në cdo aspekt e sidomos atë ekonomik e senzibilizues. Është për cdo lëvdatë angazhimi dhe ndihma e shqiptarëve në Dalarna që i kanë dhënë luftës çlirimtare në Kosovë e Iliridë. Unë ndihem shumë i nderuar e respektuar që disa nga këto aktivitete i kam udhëhequr. Ndoshta do ishte me rëndësi për lexuesit të dinë se gjatë vitit 1998/9 dhe 2000 shoqata humanitare ”Shpëtoje një jetë” me seli në Borlänge ka dërguar ndihma humanitare në Kosovë e Shqipëri në vlerë mbi 10 milion korona. Shqiptarët në Dalarna kanë qenë edhe paguesit më të rregullt të fondit 3% si dhe fondit ”Vendlindja thërret” Ndoshta vlen të përmendet edhe biblioteka shqiptare këtu në Borlänge që ndoshta është edhe e vetmja bibliotekë shqiptare në Suedi. Mund të them që aktivitet tona me shqiptarë e për shqiptarë këtu në Dalarna e në veçanti në Borlänge janë të shumta e të nduarndurshme. Çka mendoni per sistemin arsimit sot në Diasporë, çka kishit me ndryshua ne ketë drejtim po të pyteni ju? Mësimi i gjuhës amtare në Diasporë e më theks këtu në Suedi mund të them që deri diku edhe plotëson nevojat, dëshirat por edhe kriteret arsimore e pedagogjike. Natyrisht që duhet dhe kërkohet edhe më shumë në të gjitha fushatë e këtu mendoj edhe në anën ligjore, kadrovike e të asaj materiale e pedagogjike. Unë do doja që mësimi i gjuhës amtare të jetë obligues si i çdo lëndë tjetër e jo siç është tash në baza vullnetare. Kjo do ngrite statusin e lëndës gjuhë amtare por njëkohësisht kjo do sillte organet shtetërore e arsimore para një situate më serioze e më obliguese e edhe prindërit do viheshin para një situate më të përgjegjshme e angazhuese. Do të ishte në interes të kulturës sonë, fëmijëve tanë dhe të ardhmes së tyre si shqiptarë që kuadri arsimor që punon me gjuhën amtare të jetë plotësisht i pagatitur për detyrën mjaftë të vështirë por edhe jetike për të ardhmen dhe ruajtjen e gjuhës si dhe identitetit të të qenit shqiptar. Pa kuadër të përgatitur plotësisht është e pamundur të motivosh fëmijët për një punë kreative e rezultative. Pos këtyre për një punë të suksesshme duhen edhe mjete të përshtatshme pune si libra, cd, dvd. E them me bindje të plotë së në këtë drejtim na duhet ndihma e organeve arsimore e pedagogjike në atdhe, vetëm ne nuk mund ta kryejmë këtë mision. Ju jeni edhe një aktivist i dalluar kulturor mund te themi në ambasador i kulturës shqipe këtu, çfarë është aktiviteti juaj në këtë drejtim dhe sa jeni i kënaqur me këtë? Momentalisht jam duke punuar rreth seminarit ”Integrimi, dygjuhësia dhe gjuha amtare”, është një seminar që Shoqata shqiptare Iliria në bashkëpunim me institucione e organizata tjera lokale këtu në Borlänge organizon këta aktivitet tash në vitin e katërt me radhë. Jam duke punuar edhe me një film dokumentar që e kam titulluar ”Shqiptarët në Suedi”. Projekti filmik është gati si edhe skenari. Kemi angazhuar një kompani filmike suedeze që do bëj filmin gati, por jemi disa që punojmë më këtë projekt. Sa për të shuar pak kërshërinë e lexuesit, film do pasqyroj historinë e shqiptarëve në Suedi, do filmojmë katër familje shqiptare në Suedi dhe gjatë vizitës në Kosove a Shqipëri. Filmi do transmetohet në televizionin suedez dhe atë shqiptar por do jetë i përgatitur edhe për tu përdorur në mësimin e gjuhës amtare. Çka mendoni për jetën kulturore te shqiptareve në Suedi, si ju e shihni ketë? Komuniteti shqiptar në Suedi është relativisht i ri e duke u nisur nga kjo sigurisht që edhe jeta kulturore e shqiptarëve çalon në shumë aspekte. Jeta kulturore e shqiptarëve duke përjashtuar raste të rralla është stihike dhe e karakterizuar nga shundi a përpjekje për të nxjerrë përfitime momentale materiale. Jeta kulturore e shqiptarëve ka nevojë të udhëhiqet e vijëzohet nga njerëzit e kulturës dhe të atyre që vërtetë e dinë dhe duan të zhvillojnë kulturën shqiptare. Përveç punës suaj ne shkollë, si e kalon kohen e lirë? Lexoj, studioj, jam aktiv në disa shoqata. Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti në jetë? Kosova sot është e lirë nga hordhitë sllavoserbe, Ilrida po frymon më lirshëm, Shqipëria po ecën me hapa gjigant drejt lirisë e begatisë, këto më bëjnë të lumtur. Korrupsioni, keqqeverisja, harresa e shpejtë e gjithë atyre sakrificave jo nëpër vite por nëpër shekuj që popullit shqiptar ka bë më bëjnë të ndihem keq. Jeta në mërgim dhe bindja që sa vjen e përforcohet së pjesa dërmuese e jona do mbetet përgjithëmon këtu më bën gjithashtu të ndihem jo mirë. |