| Artistike nga I. Hasani |
| Shkruar nga Murat | |
| Friday. 01 February 2008 | |
|
Ismet M. Hasani - Suedi M O R A L I - SYNIMI Çdo njeri s’mund të bëj mirë, F S H E H T Ë S I A E M E N D I M E V E
"- Mendja e njeriut i përngjanë parashutës, e cila derisa rri e mbyllur nuk shërben për asgjë, e kur ajo hapet ta shpëton jetën."
Para se të japi mendime, i parashtrova disa prej pyetjeve në të cilat duhet dhënë përgjigjen me mendime të mira: Pse dikush është i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush është gazmor e i pasur, ndërkaq dikush i mjerë dhe i varfër? Pse dikush është frikacak dhe i pasigurt e dikush përplot besim? Pse dikush ka shtëpi të bukur dhe luksoze e dikush, në prag të skamjës, jeton në periferi të mjeruar? Pse dikush arrinë suksese e dikush vazhdimihst has në mossuksese? Pse dikush është orator i shkëlqyer dhe i dëshiruar e dikuhs tejet mesatarisht pritet nga njerëzit që u drejtohet? Pse dikush trajtohet si gjenial në punën që kryen e dikush, ndonëse me përpjekje mbinjerëzore, nuk mund të arrijë kurrfarë rezultatesh? Pse dikujt i shkon përdore të shërohet nga e ashtuquajtura sëmundje e pashëruar e dikujt jo? Pse gjithaq njerëz të mirë dhe besimtarë i dërmojnë vuajtjet e tmershme trupore dhe shpirtërore? Pse gjithaq njerëz amoralë, të leqitur nga Zoti, arrijnë suksese në qëllimet e veta dhe kënaqen me shëndet të përsosur? Pse ndonjë grua jeton në bashkëshortësi fatlume, ndersa motra e saj vuan në pafatësi? Pse jeton njeriu dhe përse është krijuar njeriu? A përfundon jeta e njeriut me vdekjen e tij? Shpirti a ekziston apo nuk ekziston?
P s e …P s e… P s e…??? Athua gjenden përgjigjet e këtyre pyetjeve? A thua gjenden mendime të mira…? PO! Përgjigjet gjenden diku thellë në vetëdijen dhe nderdijen e njeriut, pra, të secilit prej nesh! Dhe mbajeni gjithmonë në mend "Asgjë nuk është e pamundur!" " Pamundësinë apsolute e shkakton mosdija jonë relative!" dhe duhet ta dijmë se: " Pasuria më e madhe që e kemi është mendja jonë!" Pra, duhet të kemi guxim e t’i përdorim ligjshmëritë e mendjes, kështu që: Në vend të errësirës, të kemi dritë; Në vend të skamjes, të kemi pasuri; Në vend të dhembjes, të kemi qetësi; Në vend të merzisë, të kemi gëzim; Në vend të mospajtimit, të kemi harmoni; Në vend të frikës, të kemi b e s i m; Në vend të besimeve të kota dhe mosdijes, të kemi mençuri e urtësi; Kur t’i kemi këto duhet të mundohemi të kemi në zemër gjithë çka është e vërtetë, gjithë çka është e ndershme, gjithë çka është e drejtë, gjithë çka është e pastër, gjithë çka është e shenjtë, gjithë çka është denjë për dashuri, për lavdi, virtyt. Ligji i jetës është ligj i besimit. Besimi është mendim i lindur në mendje. Mos besoni në gjëra që ju shkaktojnë dëm e dhembje; besoni ne ato që ju sjellin të mira e qetësi. Nderdija i di përgjigjet e të gjitha pyetjeve; është ndertues i trupit tuaj dhe është në gjendje të ju shërojë. Ditë e natë thellohuni në mendime për shëndet të persosur. Çdo mendim është shkak, ndersa çdo veti është pasojë e saj. Secili duhet t’i gjason kapitenit që drejton anijen. Vetëm urdhërat e kapitenit e çojnë anijen në liman. Prandaj edhe né duhet të japim urdhëra nderdijes sonë, e cila drejton përvojat tona. Po qe se i ndryshoni mendimet e juaja, do të ndryshoni edhe fatin tuaj. Po menduat mirë, e mira do t’ju pasojë, po menduat keq, e keqja, gjithashtu, do t’ju pasojë. Atëherë, pra, mendoni mirë! Po menduat mirë, e mira do të ju pasojë! Po menduat keq, e keqja do t’ju gjejë! Ismet Hasani
|