Vargje mbi pavarėsinė nga Zymber Mjaku
Shkruar nga Murat   
Thursday. 06 March 2008

 Zymber Mjaku

 Dita e Pavarësisë


Ditë e pritur që kaherë,
Edhe Shkurti na bëri nderë.
Muaj i shenjtë në histori,
për Shtetin tonë e Pavarësi

Vuajti populli u dogj toka,
nga tirania si në Golgota.
Duke i vrarë e duke i zhdukur,                                                                                    
të largohen që kurrë më mos të duken!
          II
Kombet e mëdha ndërhynë arbitrarisht,
për ta qetësuar këtë bishë përbindësh.
U dëbua uzurpatori nga toka e huaj,
që kishte ardhur e mos të shkoj kurrë.
       III
Nga krerët tanë tepër praktik,
u ndërtua një Draft juridik.
Që u shndërrua në Rezolutë,
ku Kuvendi e aprovoi hiç pa tutë.
        IV
Të dhjetë pikat e Rezolutës,
janë në pajtim me konventat e Evropës.
Për tolerancë, drejtësi dhe liri,
dhe për të vegjlit që janë kombësi.
       V
Kështu kjo punë u bë realitet,
që Kosova ta ketë shtetin e vet.
Gëzim i madh për ne në diasporë,
për mundin që bëmë dhe që i dhamë zor.
Falun, 2008